Bota

Zelensky ia prezanton Bidenit “planin e fitores”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ia ka prezantuar “planin e fitores” ndaj Rusisë presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë.

Në takimin e së enjtes, Zelensky ka kërkuar sërish nga SHBA-ja që t’i heqë kufizimet për përdorimin e armëve me rreze të gjata veprimi që ia ka ofruar Kievit për të goditur thellë brenda Rusisë.

Lexo më shumë  SHBA kërcënon të mbyllë Starlinkun nëse Ukraina nuk do të nënshkruajë marrëveshje për mineralet

“Rusia nuk do të triumfojë. Ukraina do të dalë triumfuese dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë jush në çdo hap”, ka thënë Bideni teksa e ka pritur Zelenskyn.

“Ne e vlerësojmë thellësisht që Ukraina e Amerika kanë qëndruar krah për krah”, është përgjigjur Zelensky.

Më herët gjatë ditës, Bideni bëri të ditur për paketën e re të ndihmës ushtarake në vlerë prej tetë miliardë dollarësh për Ukrainën.

Lexo më shumë  Sa trupa shtesë i duhen Evropës të përballojë një konflikt me Rusinë pa SHBA-të

Rruga Press

YouTube player