Bota

Zelensky i kërkon botës të mos kërkojë “një dalje” por paqe të vërtetë për Ukrainën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje udhëheqësve globalë të mërkurën që të qëndrojnë me vendin e tij dhe të mos kërkojnë “një dalje” në vend të një “paqeje të vërtetë, të drejtë”, më shumë se dy vjet pas luftës së Rusisë.

Në një kohë kur ai përballet me presion në rritje nga aleatët perëndimorë dhe disa nga shokët e tij ukrainas për të negociuar një armëpushim, presidenti Zelensky ka thënë para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se nuk ka alternativë ndaj “formulës së paqes” që ai paraqiti dy vjet më parë. 

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Formula kërkon ndër të tjera dëbimin e të gjitha forcave ruse nga Ukraina dhe përgjegjësinë për krimet e luftës.

“Çdo përpjekje paralele apo alternative për të kërkuar paqen, në fakt, janë përpjekje për t’u tërhequr nga lufta në vend të përfundimit të luftës. Mos e ndani botën. Jini kombe të bashkuara. Dhe kjo do të na sjellë paqe”, ka deklaruar Zelensky para shumë liderëve botëror.

Rusia nuk e ka pasur ende radhën për të folur në mbledhjen vjetore të asamblesë të presidentëve, kryeministrave, monarkëve dhe zyrtarëve të tjerë të lartë. 

Diplomatët rusë ishin po ashtu të pranishëm në sallën e madhe të asamblesë gjatë fjalimit të Zelenskyt. 
Presidenti rus, Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në takimet e nivelit të lartë të këtij viti në Asamblenë e Përgjithshme.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Lufta në Ukrainë ishte në qendër të vëmendjes dy herët e fundit që liderët botërorë u mblodhën për takimin vjetor të OKB-së. Por këtë vit, lufta Izrael-Hamas në Gaza dhe zhvillimet e përshkallëzuara përgjatë kufirit izraelito-libanez kanë qenë në qendër të vëmendjes.

Zelensky ka thënë të martën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se Rusia “duhet të detyrohet të bëjë paqe”. 

YouTube player