Bota

Zelensky flet për luftime të rënda në Chernobyl

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i është drejtuar sërish popullit të Ukrainës këtë pasdite, duke e ndërruar kostumin e tij të errët me një uniformë ushtarake.

Në fjalimin e tij të fundit ai i krahason luftimet me “tingullin e perdes së re të hekurt që po bie dhe po mbyll Rusinë nga bota e civilizuar”, duke shtuar se “detyra jonë është që ajo perde të mos bjerë në territorin ukrainas”.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Ai ka folur për një pauzë operacionale dhe pretendon se forcat ukrainase kanë mbrojtur me sukses rajonin lindor të Donbasit, si dhe kanë luftuar pranë Kharkiv.

Zelensky ka thënë se zona më problematike është në Kherson në jug të vendit, ku trupat ruse janë zhvendosur në veri nga Krimea e aneksuar.

Në veri, ai ka përshkruar luftime të rënda në Chernobyl. Ai ka folur gjithashtu për humbjet e trupave si dhe për ushtarët rusë të kapur.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Zelensky ka thënë se shumë aviacion dhe automjete ruse janë shkatërruar.

“Ne shohim se shumë rusë janë të shokuar me atë që po ndodh”, është shprehur Zelensky.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *