Bota

Zelensky: Fjalët e Putinit, ndryshe nga realiteti

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin, janë ndryshe nga realiteti.

Duke folur në një konferencë për media bashkë me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, të mërkurën në Helsinki, Zelensky ka thënë se Ukraina dhe Finlanda janë të bashkuara, duke e ditur se si është të jesh fqinj me Rusinë. 

Lexo më shumë  G7 planifikon veprime të mëtejshme për t’i bërë presion Rusisë për armëpushim

“Fjalët e Putinit janë shumë të ndryshme nga realiteti”, shton Zelensky.

Zelensky ka përsëritur se presioni i përbashkët ndaj Rusisë kërkohet si parakusht i paqes, si dhe unitet për një mbrojtje të përbashkët në të gjithë Evropën.

Nërkaq, Stubb ka thënë se Ukraina ka një “të drejtë të pamohueshme për të mbrojtur veten” kundër agresionit rus.

Sipas tij, Rusia duhet ende të tregojë se dëshiron paqen. 

Lexo më shumë  Dhjetëra deputetë të Parlamentit Evropian bëjnë thirrje për sanksione ndaj Dodikut

“Nëse Rusia refuzon të pajtohet, duhet t’i bëhet më shumë presion për të ardhur në tryezën e bisedimeve”, është shprehur Stubb.

YouTube player