BotaKryesore

Zelensky firmos dekretin: Nuk ka negociata me Rusinë sa të jetë Putini president

Presidenti Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një dekret që deklaron zyrtarisht perspektivën e çdo bisede ukrainase me Vladimir Putin “të pamundur”. Dekreti zyrtarizoi komentet e bëra nga Zelensky të premten. Kjo erdhi pasi presidenti rus shpalli katër rajone të pushtuara të Ukrainës si pjesë e Rusisë.

“Ai (Putini) nuk e di se çfarë është dinjiteti dhe ndershmëria. Prandaj, ne jemi gati për një dialog, por me një president tjetër të Rusisë”, kishte thënë Zelenskiy të premten.

Lexo më shumë  Kurti, Mediat dhe KPM-ja: Një Pasqyrë e Reagimeve dhe Realitetit

Klauzola e dekretit, e cila u përgatit nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës më 30 shtator, thotë “Ukraina vendosi të deklarojë pamundësinë e zhvillimit të negociatave me Presidentin e Federatës Ruse Vladimir Putin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *