Bota

Zelensky e ndërpret para kohës vizitën në Afrikën e Jugut pas sulmit rus në Kiev

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se do ta ndërpresë para kohës së planifikuar vizitën e tij në Afrikën e Jugut të enjten dhe do të kthehet në Kiev pas një sulmi rus me raketa ndaj kryeqytetit ukrainas.

Zelensky, i cili ka qenë duke bërë përpjekje për të siguruar mbështetje ndërkombëtare për mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit rus, tha se do të kthehet menjëherë në vendin e tij pas takimit me homologun nga Afrika e Jugut, Cyril Ramaphosa, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Lexo më shumë  Amerikanët prezantuan një armë të re që zgjedh vetëm objektivat e saj

“Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës do t’i mbajë të gjitha takimet e nevojshme në Afrikën e Jugut për t’i informuar në mënyrë të plotë udhëheqësit politikë e publikë të vendit për situatën” – shkroi presidenti ukrainas në rrjetin “Telegram”.

Një sulm i kombinuar rus me dronë e raketa gjatë natës së kaluar shkaktoi zjarre, goditi ndërtesa e varrosi banorë nën rrënoja në kryeqytetin ukrainas, Kiev, duke lënë tetë të vdekur e mbi 70 të tjerë të lënduar, tha të enjten Shërbimi Emergjent Shtetëror.

Incidenti më serioz ishte në një ndërtesë banimi që u shkatërrua në distriktin Sviatoshynskyi, në perëndim të qendrës së qytetit.

Shërbimi Emergjent tha se ekipet e shpëtimit ishin duke punuar në 13 zona në kryeqytet me specialist të ngjitjes dhe qen nuhatës. Raportohet se 40 zjarre kishin shpërthyer.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit