BotaKryesore

Zelensky dhe liderët europian  bisedojnë me Trump nga Tirana: nëse Rusia nuk ndalon luftën, sanksione më të ashpra duhet të pasojnë


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë të përbashkët me Presidentin amerikan Donald J. Trump, Presidentin francez Emmanuel Macron, Kancelarin Federal Merz, si dhe Kryeministrat Keir Starmer dhe Donald Tusk, për të diskutuar mbi zhvillimet në takimin e Stambollit.

“Në këtë fazë, Ukraina është gati të ndërmarrë hapat më të shpejtë të mundshëm për të sjellë paqe të vërtetë. Është thelbësore që bota të mbajë një qëndrim të fortë dhe të bashkuar,” theksoi Zelensky.

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s paralajmëron aleatët evropianë: Mund të jeni objektivi i rradhës i Rusisë

Ai përsëriti pozicionin e qartë të Ukrainës: nëse Rusia refuzon një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar, si dhe një përfundim të menjëhershëm të vrasjeve, duhet të pasojnë sanksione të rrepta.

“Presioni ndaj Rusisë duhet të ruhet derisa ajo të jetë e gatshme të përfundojë luftën,” përfundoi Presidenti ukrainas.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  “Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës