Zelensky bisedon me presidentin e Lituanisë: Presim rritje të mbështetjes nga vendet europiane
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka zhvilluar ditëne hënë një bisedë telefonike me homologun e tij lituanez Gitanas Nauseda.
Me anë të një postimi në twitter, Zelensky shkruan se e ka informuar Nausedan për atë çfarë po ndodh në Ukrainë.
Ndërsa thekson se shpreson tek rritja e mbështetjes së vendeve europiane ndaj Ukrainës në këtë luftë.
Postimi i Zelenskyt:
Vazhdim i dialogut me Presidentin 🇱🇹 @GitanasNauseda. I informuar për situatën në vijën e frontit, mbrojtjen heroike të Mariupolit. Faleminderit për mbështetjen e sigurisë. Presim rritjen e tij brenda 🇪🇺. Ne duhet të rrisim çmimin e agresionit për Rusinë, për të forcuar sanksionet.
Rruga Press