Zelensky: Biden, i angazhuar për arritjen e paqes në Ukrainën lindore
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përshëndeti të mërkurën “rolin personal” të presidentit amerikan Joe Biden në përpjekjen për të sjellë paqen në Ukrainën lindore, duke iu referuar bisedës së Presidentit të SHBA me atë rus.
Gjatë një konference për shtyp, Zelensky shprehu gjithashtu shpresën se Ukraina dhe Rusia mund të bien dakord për një armëpushim të ri dhe shkëmbimin e të arrestuarve, pasi përfaqësuesit e tyre filluan sot bisedimet për konfliktin në rajonin Donbass të Ukrainës lindore.
“Në përgjithësi, e mirëpres faktin që Presidenti i Shteteve të Bashkuara foli me Presidentin e Federatës Ruse”, tha Zelensky.
“Gjëja më e rëndësishme që po shohim tani është se ka një reagim të vërtetë personal dhe një rol personal për Presidentin Biden në zgjidhjen e këtij konflikti, luftës, në pjesën lindore të vendit tonë”, tha Zelensky.
RrugaPress