Zelensky: Azerbajxhani do të na japë naftë për mbjelljet në bujqësi
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se kishte folur me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe e falenderoi atë që i ofroi karburant për mbjellje në vendin e tij. Në postimin e tij në Twitter, Zelensky nuk ka dhënë detaje të tjera për këtë karburant.
“Jam informuar për goditjet e reja ndaj popullatës civile. U diskutua nevoja urgjente për korridore të gjelbra. Unë jam mirënjohës për ndihmën humanitare dhe gatishmërinë e Azerbajxhanit për të siguruar lëndë djegëse për mbjellje ,” tha ai.
Më herët, Zelensky njoftoi se kishte folur edhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz, të cilin e informoi për bisedimet e paqes me Rusinë. “ Presioni ndaj Rusisë duhet të vazhdojë, sanksionet duhet të intensifikohen ”, shkroi ai në Twitter.
Rruga Press