Bota

Zelensky: Aplikimi i Ukrainës për anëtarësim në BE mund të miratohet brenda disa muajsh

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një fjalim drejtuar vendit të tij, ka thënë se pret përparim të shpejtë në aplikimin e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, raporton BBC.

Këtë deklaratë ai e ka dhen, pasi ka bërë të ditur se ka folur me presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.

Lexo më shumë  Ministri britanik: Veprimet e Putinit të kujtojnë vitet para Luftës së Dytë Botërore

Zelensky thotë se von der Leyen “premtoi se do të bënte gjithçka që ishte e mundur për të shpejtuar anëtarësimin e Ukrainës në BE”.

“Ne do të bëhemi një anëtar i plotë i BE-së. Proceset burokratike që normalisht zgjasin vite do të përshpejtohen dhe do të shkurtohen me muaj dhe javë”, theksoi presidenti i Ukrainës.

Ukraina ka hyrë në javën e katër të luftës së nisur nga Rusia.

Lexo më shumë  Macroni u bën thirrje partnerëve: Hiqni kufizimet që lidhen me garancitë e sigurisë për Ukrainën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *