Bota

Zelenski: Trupat ukrainase kanë përparuar deri në 3 kilometra brenda Kurskut

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se forcat ukrainase kanë përparuar në regjionin Kursk të Rusisë “deri në tri kilometra”.

“Vëmendja më e madhe është tani në Novohrodivka and Vodiane, atje ku sulmet janë më intensive”, është shprehur Zelensky gjatë një videoadresimi të dielën vonë, raporton AP. 

Lexo më shumë  Ja si i torturojnë brutalisht komandantët e Putinit 'dezertorët' gjysmë të zhveshur

Ai tha se trupat ukrainase kanë marrë kontrollin e “dy vendbanimeve të tjera” në Rusi dhe operacionet janë duke u zhvilluar në një tjetër.

Presidenti ukrainas bëri gjithashtu një lutje për një marrëveshje të G7-ës për të mbështetur një hua prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën duke përdorur asetet e ngrira ruse si kolateral, për t’u vënë në veprim pa vonesë.

“Nevojitet një mekanizëm i vërtetë që këto fonde të mund të përdoren për të mbështetur vendin dhe popullin tonë këtë vit”, është shprehur Zelensky të dielën.

Shtytja e Ukrainës në Rusi shënon kapjen e parë të territorit rus që nga Lufta e Dytë Botërore, por kjo po ndodh teksa Kievi po vazhdon të humbasë terren në lindje të Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player