Bota

Zelenski i kërkon NATO-s anti-raketa

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski i kërkon NATO-s “ndihmë ushtarake të pakufizuar”. Në fjalimin e tij në samitin e NATO-s, ai nënvizon se Ukraina nuk ka armë anti-raketë.

“Unë iu afrova me një kërkesë logjike për të mbyllur qiellin tonë në çdo format, në mënyrë që të mbrojmë qytetarët tanë nga bombat dhe raketat ruse. Ne nuk kemi dëgjuar një përgjigje të qartë. Ukraina nuk ka armë anti-raketë. Aviacioni ynë është shumë i vogël në krahasim me të tyren dhe prandaj përdorin armë të shkatërrimit në masë”, është shprehur Zelenski.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Ai nënvizon se Ukraina se nuk ka një përgjigje të qartë për kërkesat ushtarake që ka bërë.

“Ju keni të paktën 20.000 tanke. Ukraina ka kërkuar një për qind të të gjitha tankeve tuaja të armatosur. Na jepni ato ose na i shisni, por ne nuk kemi një përgjigje të qartë”, shprehet Zelenski.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *