Zëdhënësja ruse i reagon Bidenit, përmend bombardimet e ish-Jugosllavisë
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, i ka reaguar presidentit të SHBA-së, Joe Biden, që ka kërkuar të gjykohen krimet e luftës në Ukrainë.
Zakharova ka thënë se nëse fillohet me gjyqe për krime lufte, atëherë të fillohet me bombardimet në ish-Jugosllavi.
NATO kishte filluar bombardimet në ish-Jugosllavi më 24 mars të vitit 1999, për të ndaluar gjenocidin në Kosovë.
“Bideni po bën thirrje për gjyq për krime lufte. Ide shumë e mirë – le të nisin me bombardimin e Jugosllavisë apo okupimin e Irakut. Ende mund të gjesh regjizorët kryesorë të produksionit në Srebrenicë, dhe sigurisht tregtia e organeve në Kosovë nën maskimin e zyrtarëve amerikanë. Sapo të mbarojnë, unë mund të nisi menjëherë për bombardimet bërthamore të Japonisë. Vrapo, Forest, vrapo!” – ka shkruar Zakharova në Facebook.
Rruga Press