Zëdhënësi i Qeverisë: Çnjohjen e Togos e quan propagandë të Daçiqit
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, e ka quajtur propagandë të Daçiqit raportimin për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti i Togos.
Përmes një statusi në Facebook, Kryeziu ka shkruar se çnjohja nga Togo ka ndodhur në vitin 2019.
“Të gjithë të ekzaltuarve rreth “ç’njohjes” së Togos dhe propagandës së Daçiçit dua t’iu rikujtoj që ajo ka ndodhur në vitin 2019, pra shumë kohë para se vinte në detyrë kjo qeveri.
Më e pakta që do të duhej të ndodhte pas një propagande të tillë të përsëritur dhe fushatës kundër Kosovës është qëndrimi unik ndaj propagandës së Daçiçit dhe Vuçiçit, jo vetëm rreth “ç’njohjeve””, ka shkruar Kryeziu.
Rruga Press