Bota

Zëdhënësi i Kremlinit: Së shpejti mund të ketë një takim Putin-Zelensky

Një takim i mundshëm mes kreut të Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kreut të Rusisë Vladimir Putin mund të ndodh së shpejti.

Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dimitri Peskov, Kievi ka përsëritur kërkesën për të kryer negociata të drejtpërdrejta mes Putinit dhe Zelenskit.

“Tani kjo kërkesë po shqyrtohet nga Ministri i Jashtëm”, shpjegoi Peskov.

Lexo më shumë  Ukrainasit sulmojnë rusët me dronë në Krime, shkatërrojnë aeroplanë luftarak e sisteme radarësh në vlerë qindra miliona dollarë

Raportohet se Ukraina vazhdimisht paraqet propozime për negociata të drejtpërdrejta midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmtry Peskov, cituar nga Tass.

Edhe vetë Zelensky ka deklaruar personalisht për një takim me Putinin duke thënë se ai nuk do “ta kafshonte” nëse një takim ndodh.

Lexo më shumë  Presidentja e Komisionit Evropian propozon dy alternativa për mbështetjen e Ukrainës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *