Zëdhënësi i Kremlinit e përshkruan pushtimin në Ukrainë si “operacion special”, refuzon pyetjet mbi objektivat e tij
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov iu referua sulmit ushtarak të Rusisë në Ukrainë si një “operacion special”, por shmangu shumicën e pyetjeve mbi natyrën ose objektivat e tij, në një telefonatë me gazetarët e huaj.
“Unë nuk mund t’ju jap informacion mbi komponentët ushtarakë, teknologjikë dhe të tjerë të këtij operacioni,” tha Peskov. “I vetmi burim kryesor këtu duhet të jenë departamentet tona ushtarake dhe të mbrojtjes.”
Zëdhënësi shtoi se pushtimi nuk ishte objektivi, duke i bërë jehonë pretendimeve të Putinit.
“Askush nuk po flet për pushtim, në këtë senario kjo fjalë nuk është e zbatueshme”, tha Peskov. “Ky është një operacion special. Nuk mendoj se është e nevojshme të shpjegoj asgjë këtu, sepse vetë presidenti ka dhënë shpjegime shteruese.”, tha ai.
Rruga Press