Bota

Zëdhënësi i Hamasit pas sulmit në Izrael: Kjo është një luftë kundër pushtuesve

Zëdhënësi i Hamasit, Khaled Qadomi, ka thënë për Al Jazeera se operacioni ushtarak i grupit është në përgjigje kundër të gjitha mizorive me të cilat janë përballur palestinezët gjatë dekadave.

“Ne duam që komuniteti ndërkombëtar të ndalojë mizoritë në Gaza, kundër popullit palestinez, vendeve tona të shenjta si Al-Aqsa. Të gjitha këto janë arsye për fillimin e kësaj beteje”, tha ai.

Lexo më shumë  Udhëheqësit e BE-së miratojnë mbështetjen për Ukrainën pa firmën e Orban dhe Fico-s

I pyetur nëse Hamasi kishte marrë peng ushtarë dhe civilë izraelitë, Qadomi u përgjigj se “ata nuk janë peng. Ata janë robër lufte”.

Ai shtoi se edhe kolonët izraelitë janë pushtues dhe sipas ligjit ndërkombëtar janë pushtues, raporton aljazeera.

“Pra, situata sot është një luftë kundër pushtuesve”, tha ai.

Ndërkohë, izraelitët dhe palestinezët kanë konfirmuar se në radhët e të dyja palëve ka viktima ndër civilët.

Lexo më shumë  Zelensky: Evropa të përgatitet për sulme me dronë nga grupe terroriste

Rruga Press

YouTube player