Bota

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka pranuar një “telefonatë të pazakontë” gjatë një konference për media të mbajtur në Moskë, shkruan Nexta.

Një zë i mashkullit dëgjohet në telefon, duke e urdhëruar që të mos komentoj sulmin rus me raketë balistike ndërkontinentale në Ukrainë.

Ndryshe kjo ishte hera e parë që Federata Ruse godet Ukrainën me një raketë të tillë që nga fillimi i luftës.

Lexo më shumë  Asambleja Kombëtare e Francës miraton taksën për super të pasurit

Besohet se urdhri që i erdhi Zakharovës ishte nga Kremlini, kurse mikrofonat që ishin ndezur në foltore e kanë regjistruar gjithë bisedën.

Forcat ajrore ukrainase njoftuan se Rusia shkrepi një raketë balistike ndërkontinentale nga rajoni rus Astrakhan – duke goditur qytetin Dnipro.

Lexo më shumë  Raporti i inteligjencës estoneze: Rusia do i hap luftë NATO-s
YouTube player