Zbulojeni ku kushton më shtrenjtë 1 litër vaj, në Tiranë apo në Londër?
Shifra këto të bëra me dije zyrtarisht nga Instat, që raporton se me pakicë, një litër vaj kushton të paktën 330 lekë. Por mund të shënojë edhe më shumë, në varësi të pikës ku shitet.
Rritja e çmimeve nuk po njeh ulje në vendin tonë. Shembull për krahasim kësaj here është marrë çmimi i vajit të lulediellit, i përdorur për gatim rëndom në të gjitha familjet shqiptare. Me “sebepin” e krizës, çmimi i vajit të lulediellit për muajin mars është rritur 32.5% në krahasim me muajin shkurt të këtij viti. Shifra këto të bëra me dije zyrtarisht nga Instat, që raporton se me pakicë, një litër vaj kushton të paktën 330 lekë. Por mund të shënojë edhe më shumë, në varësi të pikës ku shitet.
Ndërkohë që Genc Sejko, ka publikuar një foto në rrjetin e tij social “Facebook” që ka shkaktuar shumë reagime. Ai ka ndarë me foto se një litër vaj në Britaninë e Madhe kushton 1.29 paund, shumë e papërfillshme për një pagë minimale në vendin ishullor. Pas tij, në komente janë sulur edhe ndjekësit e tij që kanë krahasuar çmimin e vajit me atë në vendin e tyre.
Irlanda- 1 litër kushton – 1.49 euro
Angli 3 litra kushtojnë -3.25 paund
Itali- Vaji i ullirit kushton 3.75 euro
Rumania- 1 litër kushton 195 lekë (me kursin tonë)
Ndërsa ashtu siç duket në foton e mëposhtme në Shqipëri, një litër vaj luledielli kushton 315 lekë. Kujdes! Është vaj luledielli dhe jo ulliri, ndërsa paga minimale, edhe më rritjen ‘e paparë’ të kryeministrit Edi Rama, është vetëm 320 mijë lekjë të vjetra.