Art & Kulturë

Zbulohet varri antik në Amantia, nis puna për restaurim

Një varr monumental, u zbulua në hyrje të territorit të Parkut Arkeologjik të Amantias, buzë të rrugës që lidh fshatrat Ploçë dhe Amonicë në Bashkinë Selenicë.

Varri u zbulua gjatë gërmimeve të një ekipi arkeologësh dhe restauratorësh të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, dhe nga rezultatet paraprake mendohet sa ai është përdorur për varrime nga shekulli i parë deri në shek. II të erës sonë.

Ajo që bie në sy është suvatimi i hapësirës së brendshme të dhomës së varrimit.

Objektet e zbuluara janë kryesisht enë qeramike të fragmentuara, pak enë të plota, enë qelqi të fragmentuara, si dhe objekte metalike, ku një pjesë e madhe përbëhet nga gozhdë.

Ekzistenca e këtij varri, është pretenduar edhe gjatë gërmimeve arkeologjike të realizuara në vitin 2020, kur u zbulua varri i parë monumental në atë territor.

YouTube player
YouTube player