Bota

Zbulohet taktika si ukrainasit vranë 15 komandantë të lartë rusë në rrethinat e Kievit

Ukrainasit e konsiderojnë të fituar tashmë betejën për Kievin duke u fokusuar në lindje të vendit ku rusët kanë grupuar forcat e tyre dhe po synojnë të marrin Donbasin si edhe Mariupolin duke krijuar një rrip tokësor në drejtim të Krimesë. Ka raportime se grupe luftëtarësh ukrainas janë dorëzuar sëfundmi në Mariupol, gjë që Ukraina e ka mohuar.

Lexo më shumë  Britania e Madhe po shqyrton rritjen e ndjeshme të shpenzimeve për mbrojtjen

Ndërkohë, ukrainasit raportuan për vrasjen e 15 komandantëve të lartë rusë në rrethinat e Kievit, ku 6 prej tyre ishin gjeneralë.

Por si ndodhi kjo?

Ekspertët amerikanë kanë zbuluar taktikën e ukrainasve për të gjurmuar komandantët rusë në fushën e betejës. E gjithë taktika lidhej me prapambetjen e rusëve në fushën e telekomunikacionit, ku shpesh gjeneralët dhe vartësit detyroheshin të flisnin me celular në fushën e betejës dhe jo me radio te kriptuara.

Lexo më shumë  Gjermania dhe Britania paralajmërojnë BE-ne: Armatosuni kundër një sulmi të mundshëm rus

Pikërisht kjo dobësi u shfrytëzua nga ukrainasit, të cilët me pajisje speciale dëgjonin telefonatat dhe përcakonin trafikun e thirrjeve nga terreni në drejtim të një pikë, e cila ishte ajo nga ku dilnin urdhrat. Me të zbuluar këtë, ukrainasit dërgonin koordinatat te njësitë e artilerisë ose në të kundërt nisnin ekipe snajperash në prapavijën e armikut duke kryer një numër të madh vrasjesh të bujshme. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *