Sport

Zbulohet strategjia e Interit pas shitjes së Lukakut

Inter po planifikon epokën post Lukaku. Me shitjen e belgut te Chelsea, që mendohet se do të realizohet për 115 milionë euro, drejtuesit po mendojnë se si të ringrenë ekipin e drejtuar nga Simone Inzaghi.

Sipas Gianluca Di Marzio, një pjesë e fitimeve nga shitja do të investohet në 3 lojtarë: një mbrojtës i djathtë dhe dy sulmues, njëri prej të cilëve do të vijë në huazim.

Dumfries vijon të jetë zgjedhja e parë për krahun e djathtë të mbrojtjes, me Interin që ka rinisur kontaktet me PSV për lojtarin që shkëlqeu në Evropian me Holandën.

Sa i përket sulmuesve, emrat që po studiohen nga drejtuesit zikaltër janë Vlahovic, Zapata, Dzeko, Correa dhe Scamacca.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *