KryesoreLajme

Zbulohet sasi e madhe e armatimit në një stallë të kuajve në Zveçan. I përket politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi te madhe armatimi në fshatin vallaq të Komunës së Zveçanit.

Rastin e ka konfirmuara zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

“Pas pranimit të informacionit se në një lokacion të caktuar ka mundësi që të ketë armë, Policia e Kosovës ka reaguar dhe gjatë bastisjes në fshatin Vallaq, Komuna Zveçan, në një shtallë të kuajve kemi hasur  në një sasi të madhe armatimi. Armët, municioni, granatat e dorës dhe Zollat janë gjetur në dy gypa të plastikës të vendosur nën tokë”, ka thënë Elshani

Lexo më shumë  Kurti në Ditën e Biznesit Francez: Kosova e gatshme për partneritete të mëdha dhe investime serioze

Sipas tij, gjatë bastisjes prezent ishin përpos njësive adekuate policore edhe US-KFOR dhe njësi monitoruese nga EULEX.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Prokurori i rastit.

“Janë zhvilluar edhe 2 bastisje të tjera në dy lokacione, një në Mitrovicë Veri dhe një në Zveçan me ç’rast kemi hasur edhe në jelek antiplumb, fishekë dhe 14 kartela grafike (kundërvajtje doganore). Në lidhje me këtë rast nuk kemi persona të arrestuar por e kemi një person me interes për intervistim”, ka thënë Elshani.

Lexo më shumë  Hajdari: Duke zgjedhur Kosovën, kompanitë franceze fitojnë një partner të besueshëm në zemër të Ballkanit

Me rastin është duke u marrë Prokuroria Themelore në Mitrovicë. 

Rruga Press

YouTube player