KryesoreLajme

Zbulohet pllaka përkujtimore për heroin Afrim Zhitia

Në kujtim dhe nderim të heroit Afrim Zhitia, gjithë të rënëve dhe demonstruesve të vitit 1989, Shoqëria Lëvizja ka zbuluar sot pllakën përkujtimore në kryeqytet, pikërisht në vendin ku Afrim Zhitia mbajti fjalim para popullit që po demonstronte kundër dhunës, terrorit dhe represionit që ushtronte pushtuesi serb.

Lexo më shumë  Rama ka ndërhyrë brutalisht kundër Kosovës, është armik i saj!

Në këtë pllakë përkujtimore është vendosur edhe një pjesë e fjalimit që Zhitia kishte mbajtur para demonstruesve: “Vëllezër dhe motra! Jemi mbledhur këtu që me forcë të ngrisim zërin kundër pushtuesve shovinistë, të cilët po ushtrojnë dhunë e terror të paparë mbi popullin tonë. Ka ardhur koha që kërkesat tona t’i themi më fuqishëm dhe më të organizuar. Andaj, të bashkohemi rreth Lëvizjes dhe kushtrimin për liri ta çojmë në çdo shtëpi shqiptare”, kanë qenë fjalët e heroit kombëtar në demonstratën e 1 nëntorit të vitit 1989.

Lexo më shumë  Vendet bosh të punës në Shqipëri, po i plotësojnë pensionistët, janë shtuar 10 mijë në 2025

Rruga Press

YouTube player