Zbulohet një shpatë kryqëzatash 900-vjeçare në Detin Mesdhe
Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit deklaron se një zhytës amator izraelit ka zbuluar dhe ka nxjerrë nga fundi i detit Mesdhe një shpatë të përdorur gjatë kryqëzatave.
Shpata 900-vjeçare, me tehun e saj një metër të gjatë, u gjend në fund të detit Mesdhe, në brigjet e portit Haifa, e mbuluar me gurë dhe guaska. Si rrjedhojë, shpata është ruajtur në gjendje të përsosur.
“Ishte e mahnitshme të shihje një shpatë të bukur si kjo. Kjo do të thotë që prapa të gjitha guaskave dhe gurëve ka një shpatë të vërtetë, të ruajtur mirë dhe e bërë shumica nga hekuri. Ndoshta vetëm doreza mund të jetë prej druri ose ndonjë material tjetër”, tha drejtori i Njësisë Arkeologjike detare izraelite, Yaakov Sharvit.
Ekspertët thonë se rrymat nënujore kanë larguar një pjesë të rërës dhe materialeve që e kishin mbuluar ndaj dhe ra në sytë e zhytësit amator.
Shpata, që besohet të jetë rreth 900-vjeçare, do të shfaqet për publikun pasi të jetë pastruar dhe restauruar.

