Kuriozitete

Zbulohet një peshkaqen i rrallë fantazmë në Zelandën e re

Shkencëtarët e Zelandës së Re kanë zbuluar një peshkaqen fantazmë të rrallë, një lloj peshku pak i njohur që jeton në thellësitë e oqeanit.

Peshkaqenët fantazmë, të njohur si “chimaera” janë të rrallë, dhe shikimi i të vegjëlve të tyre është edhe më i pazakontë.

Peshkaqeni i sapolindur u kap në një thellësi prej rreth 1.2 km nën ujë pranë ishullit jugor. Shkencëtarët thonë se zbulimi thellon të kuptuarit e fazës së mitur të specieve.

Zbulimi u bë rastësisht gjatë kryerjes së një trake kërkimore të popullatave nënujore dhe shkencëtarët e kanë cilësuar atë “gjetje të zotit”, pasi do t’ i ndihmojë ata që të kuptojnë më mirë biologjinë dhe ekologjinë e këtyre specieve.

Sipas shkencëtarëve nga Instituti Kombëtar i Kërkimeve të Ujit dhe Atmosferës embrionet e peshkaqenëve fantazmë zhvillohen në kapsulat e vezëve të vendosura në dyshemenë e detit dhe ato ushqehen me një të verdhë veze derisa të jenë gati të çelin.

Peshkaqenët e rinj fantazmë mund të shfaqin karakteristika të ndryshme nga versionet e tyre të rritur, gjë që e bën zbulimin më domethënës.

Shumica e llojeve të peshkaqenëve fantazmë banojnë në det të thellë, megjithëse një pjesë e vogël e specieve preferojnë të jetojnë në ujërat e cekëta bregdetare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *