Zbulohet mumja 800-vjeçare në Peru
Një ekip ekspertësh ka gjetur një mumje që vlerësohet të jetë të paktën 800 vjeç, në Peru, tha një nga arkeologët që morën pjesë në gërmime.
Mbetjet e mumifikuara ishin të një personi nga kultura që u zhvillua midis bregdetit dhe maleve të vendit të Amerikës së Jugut. Mumja, gjinia e së cilës nuk u identifikua, u zbulua në rajonin e Limës, tha arkeologu Pieter Van Dalen Luna.
“Karakteristika kryesore e mumjes është se i gjithë trupi ishte i lidhur me litarë dhe me duar që mbulonin fytyrën, gjë që do të ishte pjesë e modelit lokal të funeralit”, tha Van Dalen Luna, shkruan Guardian.
Mumia u gjet brenda një strukture nëntokësore të gjetur në periferi të qytetit të Limas. Në varr kishte edhe gjësende duke përfshirë qeramikë, mbetje perimesh dhe vegla guri.
Rruga Press