Lajme

Zbulohet kontrata/ Si gënjeu Rama për 137 fluturimet me çarter

Deputetët e rilindjes rrëzuan, në 12 janar, në një veprim të konsideruar të paligjshëm nga gjykata kushtetuese, kërkesën për te hetuar shpenzimet e luksit të Edi Ramës në përdorimin e avionit të tij çarter duke demostruar këmbënguljen kokëfortë të shefit të qeverisë për të bërë transparencë lidhur me udhëtimet e tij të luksit. Por sot kontrata mes drejtorisë së shqrbimeve qeveritare dhe shoqërisë ajrore Airi Albania që ruhej si një sekret shtetëror është bërë së fundi publike. Në dokumentin e siguruar nga Dosja.al shihet qartë se shefi i qeverisë ka gënjyer publikisht kur thoshte se udhjëtimet e tij qenë me çmim promocional pasi ato bëheshin për të promovuar linjën e re ajrore me flamurin shqiptar. Në pesë fletët e kontratës rezulton se kreu i qeverisë nuk ka fluturuar me çarter për t’i bërë reklamë “Air Albania” pasi nuk ekziston asnjë marrëveshje reklamimi mes tij dhe kompanisë që i përket avioni ‘Airbus A319-100’, me emrin Ismail, me të cilin është akuzuar nga opozita se ka shpenzuar të paktën 22 milionë euro udhëtime.

Në kërkesën e hedhur poshtë të nënshkruar nga 35 deputetë opozitarë kërkohej “verifikimin e ligjshmërisë së shpenzimeve të 137 udhëtimeve jashtë shtetit të kryeministrit Edi Rama nga data 10 shtator 2013 deri në 31 tetor 2022”. Por tani kuptohet më lehtë se përse Rama nuk donte ti hapeshin këto letra sepse ai ka gënjyer publikisht për marëveshjen që ka për të përdorur çarterin privat.

 Porsa plasi skandali i hakerave iranianë që publikuan të gjitha të dhënat e fluturimeve të kryeministrit në sistemin TIMS shefi i qeverisë humbi në labirinthin e alibive të pafundme.

Lexo më shumë  Kurti në Prekaz: 28 Nëntori, datë themeltare e historisë

Duke dhënë përgjigje pas zbulimit të listës të rjedhur nga sistemi TIMES, në vend që të jepte fatura dhe shpjegime zë për zë, për udhëtimet që ka kryer, kryeministri që do pushtetin e politikanit, por ëndërron jetën e milionerit, u mor me sulme personale ndaj kundërshtarëve, kritikëve apo drejtësisë. Nga një sallë në Bulqizë ku dhjetra militantë trushpëlarë duartrokisinin çdo gjë që ai nxirrte nga goja Rama tha:  “Që ta dijë hiena që është non grata, se hiena kur bëhet non grata është llahtar fare, apo hienë spiun, më keq akoma. Pastaj janë edhe ca hiena të tjera që kuisin në ekrane e portale gjithë ditën e natën, i bëjnë llogaritë me çarterat që marrin vetë, por janë gjëra që sidoqoftë do të sqarohen të gjitha. Në fund triumfon e vërteta, por do hash dynjanë, se e ke rrugën mbushur me hiena”, tha athere Rama. Ai e vazhdoi për disa ditë këtë taktikë mbrojtëse duke shkruar edhe në rrjetet e veta sociale: “Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun!”.

Ai fillimisht tha se marrëveshja shërbente si model i promovimit dhe reklamimit të linjës ajrore me flamur shqiptar. Pastaj nxorri shifra qesharake për kostot e këtyre udhëtimeve (faksimilja lart).

Natyrisht, kush ka dy pare mend nuk mund ta hajë se një udhëtim me avion personal kushton 600 mijë lekë të vjetra,  askush nuk e besonte se ne paskemi një kryeministër super star që shërbeka si maskot i kampanisë ajrore dhe fluturon me avion taksi për ti bërë promocion asaj.

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata

Edhe më parë mediat kanë kërkuar të kenë kontratën pas të cilës fshihet kryeministri. BIRN arriti të tregoi se paratë që paguhen për qeranë e avionit të luksit derdhen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, shpenzimet e së cilës nuk llogariten në fondin e Këshillit të Ministrave. Dhe kur është pyetur nga mediat, kjo drejtori ka rrefuzuar të japë informacion se sa kushton një orë fluturimi në kontratën që ka me Air Albania. Kërkesave për transparencë, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare iu është përgjigjur se këto shpenzime janë konfidenciale. Por sot është bërë publike kontrata ku nuk gjendet anjë klauzolë lehtësuese për promovim siç pretendoi shefi i qeverisë.

Ajo çfarë është raportuar me herët në media është se “kostot e marrjes me qira të një aeroplani Airbus 319, listohen në 15 mijë euro në orë”. Pikërisht se do ti ruajë pas konfidencialitetit tekat e tij të luksit Edi Rama fillimisht u mundua ti shuajë me sharje dhe batuta zbulimet që bënë hakerat iranianë. Dhe pikërisht për këtë deputetët e tij shkelën ligjin dhe kushtetutën duke mos pranuar ngritjen e komisionit hetimor. Njeriu që duhej të ishte më i interesuari për transparencë, në këtë rast duhet të ishte vetë  kryeministri, por ngaqë e ka përdorur çarterin qeveritar si taksi private, ai fillimisht zgjodhi ofendimet e tani së fundi moszbatimin e ligjit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *