Lajme

Zbulohet kërkesa e Prokurorisë për Ajas Sulejmanin, zbardhet dëshmia e tij

Arrest me burg do të kërkojë Prokuroria e Tiranës për 37-vjeçarin Ajas Sulejmani. Fax news ka publikuar detaje nga kërkesa ku sipas të cilës, të riut i janë marrë dy deklarime.

Në dëshminë e tij lidhur me aksidentin, ai ka thenë se ka qenë me shpejtësi rreth 40 km me orë dhe përpara semaforit ka tentuar që të frenonte.

“Sapo u bë i kuq kam nisur të frenoj, por nuk më mbajtën frenat. Në lidhje me largimin nga vendi i aksidentit deklaroj se nuk kam patur qëllim të iki, por duke qenë se ishte dhe vajza ime e mitur u largova. Kisha dhe vajzën time pesë vjecare dhe bashkë me të kam shkuar në spitalin privat pasi vajza ime dhe unë ishim të traumatizuar nfga ky aksident”, ka thënë Sulejmani, i cili rezultoi pozitiv pas kryerjes së testit të drogës.

Lexo më shumë  Rama nuk di ku të çojë paratë/ Sufiçiti i buxhetit arrin në mbi 720 milionë euro

Ndaj tij janë ngritur akuzat për shkelje të rregullave të qarkullimit me pasojë plagosjen e më shumë se dy personave, drejtim të autromjetit në mënyrë të parregullt nën ndikimin e drogës, largim nga vendi i aksidentit.

Aksidenti i rëndë ndodhi të dielën në Rrugën e Kavajës, ku mjeti GL që drejtonte Sulejmani, përplasi çiftin Arjan Konomi dhe Vilma Konomi, ndërkohë që në karrocë ishte dhe foshja e tyre 3 muajshe.

Pasi u largua nga vendi i ngjarjes, Sulejmani u vu në pranga në një spital privat të kryeqytetit, ndërkohë që gjendja e çiftit Konomi është tashmë jashtë rrezikut për jetën.

Të dy ata kanë pësuar lëndime të shumta, dhe thyerje në disa pjesë të trupit.

Fatmirësisht vajza e tyre disamuajshe shpëtoi pa lëndime të rëndë, dhe dje la ambientet e spitalit të Traumës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *