Sport

Zbulohet formacioni i Shqipërisë, ka surpriza të mëdha që nga porta

Edy Reja ka zgjedhur 11-shen që do të zbresë në fushë në sfidën ndaj Anglisë sonte në “Wembley” por ajo që shqetëson më shumë është fakti që Armando Broja nuk është titullar madje mund të mos jetë as në stol për këtë ndeshje.

Surpriza tjetër e madhe është në portë, ku në vend të Berishës është zgjedhur Thomas Strakosha. Në mbrojtje janë Ismajli, Kumbulla dhe Veseli në mbrojtje teksa mesfusha do të përbëhet nga Hysaj në të djathtë, Bare, Gjasula e Bajrami në mes dhe në të majtë, Trashi.

Lexo më shumë  Pajaziti dhe Ajeti, gati për Kombëtaren: Të bëjmë maksimumin tonë në këto dy ndeshje

Në sulm zgjedhja e trajnerit është dyshja Cikalleshi-Uzuni.

Por siç duket Armando Broja ende ka probleme fizike ose mund të jetë dhe diçka tjetër që mund të kuptohet pas ndeshjes kur dhe trajneri të flasë.

Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Hysaj, Bare, Gjasula, Bajrami, Cikalleshi dhe Uzuni.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *