BotaKryesore

Zbulohet biseda e re mes Szijjartos dhe Lavrovit – Hungaria dërgonte dokumente të BE-së drejt Kremlinit

Një bisedë tjetër mes ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, dhe homologut hungarez, Peter Szijjarto, është zbuluar kohët e fundit.

Më 2 korrik 2024, gjatë kësaj bisede ata diskutuan çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimi Evropian.

Dokumentet e zbuluara tregojnë se Hungaria po rridhte informacione të brendshme të BE-së drejt Kremlinit, përfshirë edhe formulime specifike që lidhen me statusin dhe të drejtat e minoriteteve kombëtare në Ukrainë.

Sipas materialeve të zbuluara, Szijjarto duket se po ndihmonte në praktikë Rusinë që të gjente një pretekst për të penguar negociatat e pranimit të Ukrainës.

Ai përdorte si justifikim pretendimet për “diskriminim ndaj minoriteteve kombëtare në Ukrainë,” duke shfrytëzuar këtë çështje si mjet politik për të bllokuar procesin e integrimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Lexo më shumë  “Ligji për portet me porosi”, Tabaku letër BE: Shkelet Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit

Ky zbulim tregon një nivel të lartë koordinimi mes disa zyrtarëve, ku informacionet e brendshme të BE-së shfrytëzoheshin për interesa gjeopolitike, duke përfshirë edhe ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Rusisë në çështjet e brendshme të unionit dhe të shteteve kandidate.

Reagimi i Bashkimit Evropian

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, planifikon të ngrejë në nivelin më të lartë të udhëheqjes së Bashkimit Evropian çështjen e praktikës së dyshuar të Hungarisë për rrjedhjen e informacionit te Rusia, pas zbulimeve të reja, njoftoi zëdhënësi i saj.

Zëdhënësi theksoi se akuzat “nxjerrin në pah mundësinë alarmante të një qeverie të shtetit anëtar që koordinohet me Rusinë, duke punuar kështu aktivisht kundër sigurisë dhe interesave të BE-së dhe qytetarëve të saj”.

Lexo më shumë  Serbia dhe Izraeli bashkojnë forcat për dronë luftarakë: fabrikë e re pranë Beogradit

Ai shtoi se kjo është “jashtëzakonisht shqetësuese” dhe kërkon shpjegime urgjente nga qeveria hungareze.

Ngjarja ndodh ndërsa Hungaria përgatitet për zgjedhjet e 12 prillit, ku kryeministri në detyrë, Viktor Orbán, është dyfish prapa në sondazhet e opinionit, duke bërë situatën edhe më të ndjeshme politikisht.

YouTube player