Lajme

Zbulohet baza në Tiranë ku kodoheshin celularë të pagjurmueshëm, policia sekuestron serverin

Policia e Tiranës ka arritur të zbulojë bazën e kodimit që merrej me ‘blindimin’ e celularëve për komunikime të pa gjurmueshme. Telefona të tillë punojnë të koduar me internet pa karta SIM. Baza e gjetur në Tiranë është në rruga “Mahmut Fortuzi” dhe është zbuluar pas 4 muaj hetimesh. Si rezultat i operacionit, është sekuestruar serveri i kodimit që gjendej brenda një prej serviseve të Tiranës që e ofronin këtë shërbim në këmbim të shumave monetare.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Në hetim është një teknik 35- vjeçar, banues në Tiranë, me origjinë nga Saranda.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar proceduan penalisht shtetasin D. R., 35 vjeç, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Shitja e paautorizuar e kartave sim”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 8 aparate celulare të ndryshëm, për të cilat nuk dispononte faturë tatimore, të dyshuar kontrabandë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *