KryesoreLajme

Zbulohen lidhjet. Bashkëpronari i objektit pa qira të gruas së Veliajt, ka përfituar tenderë në Bashkinë e Tiranës

Një investigim i ri rrjedh shumë shpejt dhe mjaft vrullshëm, filluar nga disa dokumente dhe materiale që CNA i kishte publikuar edhe më parë.

Gjithçka fillon me aktivitetin e Ajola Xoxës, një juriste që ka studiuar në Francë, e cila më pas ka përfunduar kuratore arti.

CNA ka zbuluar me dokumente dhe fakte se si Ajola Xoxa lidhet me inceneratorin e Tiranës nëpërmjet artistit të saj kontemporan, Sislej Xhafa, të cilin e promovon te “Harabeli”.

Sislej Xhafa ka bërë një vepër të quajtur “Bleta”, e cila u financua nga kompania e inceneratorit të Tiranës, “Integrated Energy BV SPV”, dhe u instalua si vepër arti në landfillin e Sharrës.

Ne gjithashtu kemi raportuar edhe për “NAAN Gallery”, një kompani e themeluar nga Dritan Zeneli e sot është në pronësi të “HARABEL”, sipas statutit të gjitha të ardhurat që realizon kjo kompani nga shitja e veprave të artit i kalojnë të gjitha ortakut “HARABEL” për t’i përdorur sipas dëshirës.

Kjo kompani e ushtron aktivitetin në qendër të Tiranës, në Bllok, dhe kemi theksuar se ky është një objekt pa qira në përdorim nga Ajola Xoxa dhe jepet falas për artin që kuron bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kush e ka objektin që Ajola Xoxa e mban pa qira
CNA thelloi investigimin e saj duke kërkuar se kush ishin pronarët e vërtetë të këtij objekti, kush ishin këta njerëz apo një njeri i vetëm, që një godinë e cila mund t’i gjeneronte të ardhura deri në 25 mijë euro në muaj, sipas të dhënave të nxjerra nga agjencitë imobilare, t’i jepte Ajola Xoxës pa qira objektin, për çfarë arsye.

Lexo më shumë  Mbylle TikTok-un sa të duash, por 14-vjeçarët do rriten sërish mes llumit

Bamirësi ndaj Ajolës? Cili është interesi? Çfarë përfitojnë qytetarët apo kompania?

Kjo pjesa e fundit, çfarë përfitojnë personat që kanë në pronësi këtë objekt me dhënien e pronës së tyre pa qira Ajolës, na bëri që të shkojmë te zyra e regjistrimit të pasurive dhe të sigurojmë se kush është pronari.

Pra, kush janë njerëzit që i kanë dhënë një pronë të tyre Ajola Xoxës prej gati 4 vitesh, ose i kanë falur më saktë 25 mijë euro në muaj.

Sipas të dhënave të siguruara nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, apo Hipoteka, personat pronarë figurojnë shtetasit Arben Xhabafti me 4/16, Gentian Sula me 4/16, Besiana Antoni (bashkëjetuesja e Gentian Sulës) me 4/16, Miranda Leka me 2/16, Xhenis Angjeli me 1/16 dhe Era Xhabafti sërish me 1/16.

Janë dy raste, një institucion në varësi që është Ujësjellësi sh.a. dhe Bashkia e Tiranës drejtpërdrejt.

Gjithashtu, CNA ka mundur të sigurojë të dhëna se një kompani tjetër e shtetasit Gentian Sula, “Intersig Vienna Insurance”, është përfituese e të paktën 5 rasteve për prokurime apo tenderë të bërë nga Bashkia e Tiranës në lidhje me siguracionet që i duhen këtij institucioni.

Lexo më shumë  Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar: Ushtria e Kosovës një nga 12 ushtritë që iu bashkuan Operacionit ‘Interflex’ për trajnimin e trupave ukrainase

Edhe në këto raste, ashtu si në rastin e mësipërm, 5 tenderët janë me flamur të kuq.

Pra, kërkohet të gjendet lidhja dhe lidhja ja ku është. Ajola merr pa qira një objekt nga Gentian Sula, gruaja e tij dhe disa bashkëpronarë të tjerë dhe kjo pronë që i shërben Ajolës për pasionet e saj me artin kanë një vlerë qiraje mjaft të lartë.

Nga ana tjetër, qira nuk paguhet, por një nga bashkëpronarët e asaj prone përfiton tenderë qindra milionë lekë te bashkëshorti i Ajolës në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.

Siç e theksuam më lart, tenderi është me foto i zhvilluar 720 milionë lekë me TVSH për perfomancë, një shpikje e padëgjuar më parë, ka edhe tenderë të tjerë të fituar, të cilat na tregojnë saktësisht, pa asnjë mëdyshje, se një nga bashkëpronarët e objektit qiranë e merr nga fitimet që i vijnë nëpërmjet marrjes së parave dhe fondeve publike nga Erion Veliaj.

Këto janë fakte me dokumente, të cilat tregojnë qartazi aktivitetin e Erion Veliajt, bashkëshortes së tij, lidhjen me bizneset, përfituesit e fondeve publike, të cilat dalin nga xhepat e shqiptarëve dhe shkojnë në shërbim të Ajola Xoxës, ku kuptohet, ndërmjetësi është kryebashkiaku Erion Veliaj./ CNA

Rruga Press

YouTube player