Lajme

Zbulimi i laboratorit të kriptomonedhave në Krujë, policia: Brenda kishte 7 pajisje

Krujë/Operacioni policor i koduar “Kriptomonedha”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit të kriptomonedhave. Operacioni i zhvilluar nga strukturat e DVP Durrës dhe Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale. Zbulohet dhe sekuestrohet një laborator që shërbente për prodhimin e kriptomonedhave.

Procedohet penalisht pronari i ambientit, që ia kishte lëshuar me qira një personi tjetër. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personit që kishte ndërtuar laboratorin, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë dhe Departamentin e Policisë Kriminale, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të disponuara nga këto struktura, se një shtetas kryente veprimtari kriminale në fushën e prodhimit të kriptomonedhave, kanë mirorganizuar punën dhe kanë zhvilluar operacionin policor të koduar “Kriptomonedha”.

Lexo më shumë  8 mijë euro gjobë për PDK-në, shkak fjalimi i Sami Lushtakut “T’i çojna mesazh Albin Kurtit dhe zagarve të tij”

Si rezultat, në katin e parë të një objekti në pronësi të shtetasit S. D., i cili ia kishte lëshuar këtë ambient me qira një personi tjetër, shërbimet e Policisë konstatuan një laborator që shërbente për prodhimin e kriptomonedhave. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 pajisje elektronike për prodhimin e kriptomonedhave. Gjithashtu, në këtë banesë u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Shtetasi S. D. është proceduar penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës. Strukturat hetimore të DVP Durrës dhe të Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin e personit që ka marrë me qira këtë ambient, si dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Lexo më shumë  Kryetarët e komunave të veriut të Kosovës: Grupet nacionaliste serbe kërkojnë të përshkallëzojnë tensionet

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *