Zbulime të reja në Pogradec; Arkeologët nisin gërmimet në një vendbanim të lashtë
Një sipërfaqe toke e mbetur, e cila dyshohet se i përket një vendbanimi të lashtë në Pogradec, ka shtyrë arkeologët të nisin gërmimet për të nxjerrë në pah të fshehtat e nëntokës.
Arkeologia që drejton ekspeditën tregon se gërmimet po zhvillohen në zemër të vendbanimit të lashtë, aty ku besohet se materialet e gjetura të qeramikës, por edhe themelet e mbetura, tregojnë se në atë zonë kanë jetuar njerëz në banesa të ndërtuara me tulla balte të pjekura.
Zbulimet arkeologjike në këtë zonë tregojnë se rreth 8 mijë vite më parë ka pasur një jetë të zhvilluar, duke përfshirë objekte dhe figurinat e besimeve pagane.
Arkeologët theksojnë se sipërfaqja e vendbanimit i kalon 4 hektarë, por sot ka mbetur shumë pak, pasi urbanizimi në zonë dhe ndërtimet e pallateve dhe shtëpive e kanë mbuluar atë.
Rruga Press