Bota

Zbrapsen forcat ruse/ Ukrainasit ngrejnë flamurin në Bucha

Në Bucha (një qytet ukrainas në veriperëndim të Kievit) Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë dëbuar rusët dhe kanë ringritur flamurin ukrainas, thotë Hanna Maliar, zevendësministre e Mbrojtjes e Ukrainës në llogarinë e saj në Facebook, raporton Rruga Press.

Forcat e Armatosura të Ukrainës arritën të rimarrin qytetin shumë të rëndësishëm strategjikisht për mbrojten e Kievit, pas luftimeve me forcat ruse.

Lexo më shumë  Zbulohet biseda e re mes Szijjartos dhe Lavrovit – Hungaria dërgonte dokumente të BE-së drejt Kremlinit

Që nga 2 marsi, Kievi raportoi se ka dërguar ndihma humanitare në Bucha, e cila po mbrohej me luftë guerrile nga trupat ruse në periferi të Kievit.

Luftimet në Bucha filluan me 28 shkurt. Rusët nuk pushojnë së tentuari t’i afrohen Kievit, por çdo sulm pasues u kundërpërgjigj shpejt nga mbrojtësit ukrainas.

Gjithashtu, vendasit po kapin me sukses diversantët rusë në pyjet përreth.

Lexo më shumë  Axios: SHBA-ja dhe Libani kërkesë Izraelit të ndalojë sulmet ndaj Hezbollahut

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *