Bota

Zbërthehet ‘’gjenerali i hekurt’’ i Ukrainës: Bota po na braktis, të ndryshojmë strategjinë e luftës

Ukraina duhet të përshtatet ndaj një reduktimi të mundshëm të ndihmave ushtarake nga aleatët kyçë dhe të fokusohet edhe më shumë te teknologjia, në mënyrë që ta fitojë luftën kundër Rusisë.

Janë fjalët e shefit të shumëpërfolur të ushtrisë, Valerii Zaluzhnyi, i cili ka qenë ne qendër të vëmendjes gjatë këtyre ditëve, mes zërave se është shkarkuar nga presidenti Volodimir Zelenski.

Në një editorial, ekskluziv për CNN, Zaluzhni i adresohet gjithashtu sfidës së mobilizimit masiv, një burim tensionesh mes tij dhe Zelenskit.

Gjenerali nuk i referohet marrëdhënieve të krisura me presidentin e as raportimeve për shkarkimin e tij, por përpiqet të paraqesë argumente lidhur me artikullin e 3 muajve më parë, kur zemëroi Zelenskin duke thënë se kundërofensiva kishte ngecur…

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

“Ka një sërë arsyesh që na orientojnë drejt ndryshimit të strategjisë dhe përdorimit më të madh të mjeteve pa pilot. Mes tyre përmendim situatën e paqëndrueshme politike në Ukrainë që çon në reduktim të mbështetjes ushtarake dhe shterimin e rezervave të municioneve dhe artilerisë së partnerëve tanë.”

Gjenerali i hekurt, siç është pagëzuar, i referohet dështimit të Shteteve të Bashkuara për të miratuar paketën e re të ndihmave për Ukrainën dhe faktit se zhvillimet në Lindjen e Mesme e kanë devijuar vëmendjen ndërkombëtare diku tjetër.

Sipas tij, sanksionet e dobëta globale kundër regjimit të Moskës, i kanë mundësuar Rusisë që të jetë ende në gjendje të financojë luftën kundër Kievit.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Ajo që lexohet mes rreshtave, është se Ukraina tani duhet ta marrë vetë në dorë fatin e saj.

Në artikullin paraprak, për The Economist në muajin nëntor, Zaluzhni kishte pranuar praktikisht dështimin e kundërofensivës ukrainase, duke pretenduar se ishte në një pikë të vdekur.

Kjo zemëroi Zelenskin, i cili për të ruajtur të palëkundur moralin e ushtrisë dhe mbështetjen ndërkombëtar i ka shmangur pohime të tilla.

Por tani po bëhet gjithmonë e me qartë se për Ukrainën lufta po bëhet gjithmonë e më sfiduese, mes shterimit të armatimeve, zjarrit të fuqishëm të artilerisë ruse dhe fushave gjithmonë e më të minuara.

Rruga Press

YouTube player