Zbardhen dy mesazhet e Escobar-it gjatë takimit me Bashën/ Pas Berishës do të ketë të tjerë që do shpallen “non grata”, Uashingtoni do të godasë me sanksione ekonomike
I Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar u takua sot në selinë blu me kreun e PD-së Lulzim Basha, dy ditë para mbajtjes së Kuvendit nga Sali Berisha.
Gjatë takimit me kryedemokratin, Escobar dha dy mesazhe, duke u shprehur se do të ketë edhe persona të tjerë në radhët e politikës që do të shpallen “non grata”.
Ndërsa i takon personave që janë shpallur aktualisht “non grata”, SHBA po përgatit sanksione ekonomike dhe financiare, të ngjashme me ato që u shpallën dje një ditë më parë në Kosovë.