Bota

Zara mbyll mbi 500 dyqane në Rusi

Shitësi spanjoll i modës Inditex, që është pronari i Zara-s, ka konfirmuar se do të mbyllë 502 dyqane dhe do të ndalojë shitjet online në Rusi, në përgjigje të krizës në Ukrainë.

“Në rrethanat aktuale, Inditex nuk mund të garantojë vazhdimësinë e operacioneve dhe kushteve tregtare në Federatën Ruse dhe pezullon përkohësisht aktivitetin e saj”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Nafta arrin mbi 100 dollarë për fuçi/ G7 diskuton përdorimin e rezervave strategjike

Më herët, PayPal ka thënë se nuk do të lejojë më përdorimin e sistemit të pagesave në Rusi.

Samsung njoftoi gjithashtu se do të ndalojë dërgesat në Rusi, shtet ky i cili ka bombarduar pamëshirshëm disa qytete të Ukrainës ditët e fundit.

Mëngjesin e së premtes, një raketë goditi termocentralin më të madh bërthamor të Evropës, me udhëheqësit perëndimorë që paralajmëruan se katastrofa u shmang vetëm për pak.

Lexo më shumë  NATO riafirmon gatishmërinë 'për të mbrojtur të gjithë aleatët' pas neutralizimit të raketës balistike të lëshuar nga Irani drejt Turqisë

Ndërkohë, edhe Microsoft pezulloi shitjet në Rusi të premten dhe një sërë biznesesh të tjera – duke përfshirë shtëpinë luksoze franceze të modës Chanel, H&M, IKEA dhe Nike – të cilët kanë ndaluar shitjet brenda vendit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *