Lajme

Zaptohen hapësirat publike në Vlorë, qytetarët: Nuk kemi vend për plazh i ka zënë deputetja e PS

Bizneset, baret dhe restorantet në Vlorë zaptojnë edhe hapësirat publike në plazh duke mos u dhënë mundësi qytetarët që të bëjnë plazh pa paguar. Janë vetë qytetarët që shprehen se në Lungomare dhe në Zvërnec nuk kanë mundësi të vendosin çadra, pasi hapësirat publike janë zënë.
Teksa bashkia dhe institucionet shtetërore kanë deklaruar me zë të lartë që do të ketë hapësira publike për qytetarët, ne Vlorë keto mungojnë. Janë qytetarët të cilët ankohen se ne Lungomare dhe Zvërnec mungojnë hapësirat e lira dhe atyre nuk u lejohet që të vendosin çadrat e tyre për të bërë plazh. Sipas tyre restorante, bare dhe biznese të ndryshme kanë vendosur shezlongë dhe çadra në çdo cep të bregdetit, duke mos lënë asnjë hapësirë të lirë për qytetarët që nuk duan ose nuk kanë mundësi të paguajnë.
“Nuk na lejojnë as të vendosim një peshqir në rërë. Çdo gjë është kthyer në biznes,” – shprehen disa prej tyre.

Lexo më shumë  Kurti: Bruto produkti vendor vitin e ardhshëm do të jetë 12 miliardë euro

Ligji parashikon që hapësirat publike t’u takojnë qytetarëve dhe të mos privatizohen, por realiteti në terren është ndryshe. Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet dhe zbatim të rreptë të ligjit. Sipas të dhënave, në vitin 2024, 167 subjekte private kanë përfituar të drejtën për të menaxhuar pjesë të plazheve. Për këtë sezon, numri parashikohet të ulet në rreth 70, por situata në terren mbetet e pandryshuar.

Rruga Press

YouTube player