Lajme

Zakharova përdor terrenin e shtruar nga Escobari e Hilli, këshillon Vuçiqin: Është e kotë të negociosh me Kurtin

Pasi nisi luftën e agresionit ndaj Ukrainës, Rusia, me anë të levës së saj në Ballkan, Serbisë, nxit dhe mbështet herë pas herë destabilizimet e kësaj të fundit.

Kësaj radhe ishte zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova e cila shfrytezoi momentumin pro-Vuçiq të krijuar nga deklaratat e Escobarit, Hillit dhe Lajçakut për të sulmuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

“Duhen hapa urgjent dhe vendimtar për ta kthyer Prishtinën në një dialog normal me Beogradin bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Koha nuk është në favor të paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha ajo.

Ironik është fakti që Zakharova thërret për paqe e stabilitet në rajon, ndërkohë që Rusia ka hapur luftë në zemër të Evropës dhe presidenti i saj, Putini ka urdhërarrest nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *