Lajme

Yuri Kim Ramës: Detyra e gazetarëve është të pyesin, zyrtarët të përgjigjen

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim u ka drejtuar nje mesazh gazetarëve, referuar rasteve kur kryeministri Edi Rama refuzon t’i përgjigjet pyetjeve të tyre, madje i dergon ata për riedukim. Gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të Laboratorit të Gazetarisë Investiguese, Kim u shpreh se është detyrë e gazetarëve që të bëjnë pyetje.

Sipas Kim, çdo zyrtar duhet t’i përgjigjet gazetarëve, edhe nëse nuk i pëlqen pyetja e drejtuar, madje shtoi se duhet ta përsërisnin pyetjen derisa të merrnin një përgjigje.

“Është detyra juaj profesionale dhe një shërbim publik të bëni pyetje. Është detyra e zyrtarëve, duan apo nuk duan ata, që t’iu përgjigjen pyetjeve. Nëse zyrtarët nuk u përgjigjen pyetjes tuaj, përsëriteni dhe përsëriteni sërish. Kërkojuni kolegëve tuaj të bëjnë të njëjtën pyetje derisa zyrtarët, pavarësisht se kush janë ata, të përgjigjen. Shpresoj që të vazhdoni të punoni fort për të ndriçuar, edukuar dhe për të qenë rojtarët e së vërtetës që i duhen demokracisë së Shqipërisë,”- tha ambasadorja në fjalën e saj.

Së fundmi, Rama është përfshirë në shumë përplasje me gazetarët, duke marrë edhe ‘kartonë të kuq’ nga shoqatat që mbrojnë gazetarët. Debati më i fundit, ndodhi gjatë konferencës së kryeministrit Rama dhe ministres Olta Xhaçka në kryeministri. Gazetari Muka pyeti ministren në lidhje me kodit etik të miratuar ku ministrave nuk u lejohet të takohen me biznesmenë pa praninë e dy zyrtarëve shtetërore, ndërkohë që bashkëshorti i ministres është shpallur investitor strategjik. Përgjigjen ia dha kryeministri, i cili u shpreh se do e dërgonte 3 muaj në “riedukim” duke i kujtuar dhe rastin e gazetares së Syri Tv Ambrozia Meta. Vetë Rama në një tjetër reagim në rrjetet scoaile shkruante se nuk do të lejojë askënd që të shkelë normat etike në praninë e tij.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *