Yuri Kim ‘godet’ për herë të parë SPAK-un: Po vepron me standart të dyfishtë për rastet e blerjes së votave, nuk janë hetuar patronazhistët
Nga mbledhja e të dhënave të qendrës “FOL”, financuar nga Ambasada Amerikane në Shqipëri, rezulton se në shumë raste SPAK ka shpallur moskompetencë për krimet zgjedhore.
Në më shumë se 20 raste është vendosur mosfillim moskompetence. Gjithashtu SPAK ka transferuar disa raste dosjet duke shpallur moskompetëncën një ndër rastet është edhe çështja e patronazhistëve, ku SPAK shpalli moskompetencë duke ja kaluar këtë çështje prokurorisë së Tiranës.
Gjithashtu nga të dhënat shihet se SPAK vepron me dy standarte. Për krime zgjedhore janë dy raste të dy personave të kapur në flagrancë me shuma monetare që dyshohet se do blinin votat gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.
Ndërkohë edhe pse rastet janë të njëjtat, ndaj personit të kapur në Dibër, u caktua masa e arrestit me burg, masë e cila u ekzekutua vetëm disa ditë më parë, ndërsa për rastin e Durrësit SPAK ndaj te dyshuarit caktoi masën detyrim paraqitje.
Rruga Press