BotaKryesore

Yulia Svyrydenko në krye të qeverisë ukrainase

Yulia Svyrydenko është emëruar zyrtarisht kryeministrja e re e Ukrainës, duke marrë mbështetjen e shumicës në parlamentin ukrainas, Verkhovna Rada.

Në votimin që u zhvillua sot, 262 deputetë votuan pro kandidaturës së saj, duke i siguruar asaj një shumicë të qartë për të marrë drejtimin e qeverisë.

Ndërkohë, 22 deputetë votuan kundër, 26 abstenuan, dhe 22 të tjerë nuk morën pjesë në votim, raporton reuters.

Emërimi i Svyrydenkos vjen në një kohë të ndjeshme për vendin, teksa Ukraina përballet me sfida të shumta – që nga agresioni i vazhdueshëm rus, deri te nevoja për reforma të thella ekonomike dhe institucionale.

Lexo më shumë  Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike

Ajo ka qenë më parë Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë, duke fituar reputacion për përkushtimin e saj në çështjet ekonomike dhe rindërtimin e vendit.

Në fjalimin e saj pas votimit, Svyrydenko theksoi angazhimin për vazhdimin e kursit euroatlantik të Ukrainës, thellimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe përshpejtimin e reformave që do të çojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve ukrainas. Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e unitetit kombëtar dhe të qëndrueshmërisë institucionale në këtë periudhë vendimtare për të ardhmen e Ukrainës.

Lexo më shumë  Ajeti jep një lajm të mirë: Kosova ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në kontinent

Emërimi i saj shihet si një hap drejt vazhdimësisë në qeverisje dhe një përpjekje për të ruajtur stabilitetin politik në vend. Reagimet ndërkombëtare deri më tani kanë qenë pozitive, duke vlerësuar emërimin e saj si një sinjal të qartë për vazhdimin e reformave dhe përkushtimin e Ukrainës ndaj vlerave demokratike.

YouTube player