Yllka Gashi emërohet presidente e jurisë kryesore të festivali ‘AWLIFF 2021’
Aktorja Yllka Gashi është emëruar presidente e jurisë kryesore të festivalit “Art Without Limit International Film Festival” (AWLIFF) për 2021.
Edicioni i dytë i këtij festivali të dytë, do të mbahet nga 1 deri më 3 dhjetor 2021 në Kino ARMATA dhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë.
Përmes një komunikate për media, organizatorët e ‘AWLIFF 2021’ kanë njoftuar për emërimin e aktores Gashi në kryet të jurisë së edicionit të sivjet të festivalit.
“Yllka Gashi është një prej aktoreve më të vlerësuara kosovare për rolet e saj në film. Ajo ka fituar çmimin “Aktorja më e mirë” në edicionin e 66 të festivalit të filmit “Seminci” ne Spanjë me rolin e saj në filmin “Hive”. Po ashtu Gashi ka fituar çmimin si aktorja më e mirë në rol kryesor në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Scottsdale të Arizonës.
Sipas njoftimit të organizatorëve, këtë edicion festivali “AWLIFF 2021” do të përbëhet nga 3 juri të ndryshme; Juria kryesore e festivalit, Juria e mediave dhe Juria e Organizatave të personave me aftësisë së kufizuar në Kosovë.
“AWLIFF është i vetmi festival në Ballkan ku të gjithë filmat të cilët janë në program për tu shfaqur, kanë si temë personat me aftësi të kufizuar”, thuhet nw komunikatë.
Ndërkaq, po sipas komunikatës së organizatorëve këtë viti do të ndahen 12 çmime.
Festivali AWLIFF organizohet nga një grup i grave artiste dhe NGO “Art Without Limit”.
Rreth 50 filma pritet e të shfaqen në konkurrencë zyrtare këtë edicioni të këtij festivali.
Rruga Press