Bota

Yellen paralajmëron kompanitë kineze që mbështesin luftën e Rusisë

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, ka paralajmëruar kompanitë në Kinë kundër eksportimit të produkteve në Rusi, produkte që mund të përdoren në luftën e Moskës kundër Ukrainës.

“Kompanitë, përfshirë edhe ato në Kinë, nuk duhet të ofrojnë mbështetje materiale për luftën e Rusisë dhe ato do të përballen me pasoja të mëdha nëse e bëjnë këtë”, tha ajo në Pekin në fund të vizitës së saj në Kinë.

Sekretarja Yellen tha se të gjitha bankat që transferojnë para për në Rusi në mënyrë që të furnizojnë industrinë ruse të mbrojtjes me mallra për ushtrinë dhe mallra tjera rrezikojnë të jenë cak i sanksioneve të Shteteve të Bashkuara.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainsë në vitin 2022. Kina, që nuk e ka dënuar pushtimin rus, ka tentuar të paraqesë veten si një ndërmjetëse të mundshme për paqe, duke u bërë thirrje palëve të arrijnë një marrëveshje dhe duke paraqitur një plan për dhënien fund të luftës. Megjithatë, plani kinez nuk ka marrë shumë mbështetje.

SHBA-ja veçse ka vendosur sanksione ndaj kompanive kineze për çështje që lidhen me Rusinë. Uashingtoni po ashtu ka sanksionuar Kinën për shkak të shkeljeve për të drejtat e njeriut dhe për të ngadalësuar aftësinë e Pekinit për të prodhuar gjysmëpërçues të avancuar që mund ta vendosin në avantazh teknologjik Pekinin.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Yellen qëndroi në Kinë që nga e enjtja e javës së kaluar. Gjatë takimeve të saj me zëvendëskryeministrin kinez, He Lifeng, dhe kryeministrin, Li Qiang, çështja kyçe ishte qasja e Kinës në kapacitete industriale.

Pekini është akuzuar se përdor subvencionet industriale për të mbushur tregjet botërore me mallra të lira, përfshirë produktet e energjisë së ripërërishme.

Rruga Press

YouTube player