Kuriozitete

Xiaomi rrëzon Samsungun nga pozita e parë në tregun evropian

Kompania kineze Xiaomi ka kaluar atë jug-koreane Samsung, duke ia marrë pozitën e liderit në tregun e telefonave të mençur në Evropë, sipas Strategy Analytics.

Rritja e shitjeve në 12 muajt e fundit i ka lejuar Xiaomit të dërgojë 12.7 milionë telefona në të gjithë Evropën në tremujorin e dytë të vitit 2021.

Si rezultat, gjiganti kinez tani mban 25,3% të tregut të telefonave mobil në Evropë.

Rritja e Xiaomit ka qenë më e madhe në Itali, Rusi, Ukrainë dhe Spanjë.

Në veçanti, modelet ”Mi” dhe ”Redmi” e shtynë shpejt kompaninë në epërsi. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *