KryesoreOpinion/Aktualitet

Xhymshiti: Kam dëgjuar kryetarin e AGK-së z. Rexha, duke thënë se kinse gazetarët po etiketohen si “pro-serbë”. Jo, nuk janë etiketuar, disa prej tyre janë pro-serbë

Shkruan Vudi Xhymshiti

Kam dëgjuar kryetarin e AGK-së z. Rexha, duke thënë se kinse gazetarët po etiketohen si “pro-serbë”. Jo, nuk janë etiketuar, disa prej tyre janë pro-serbë. Pikërisht ata që i mbroni ju, z. Rexha. Sepse çfarë janë gazetarët apo mediat që nisin fushata për ta paraqitur vendin e tyre si të paaftë për të ruajtur marrëdhënie ndërkombëtare, jo me fakte, por me gënjeshtra?

Çfarë janë ata që zhvlerësojnë dhe tallin të drejtën legjitime të Kosovës për vetëmbrojtje nga agresioni i Serbisë, duke minimizuar rolin e agresorit në operacionet e proxy-agresionit kundër Republikës së tyre?

Lexo më shumë  SafeJournalists denoncon rrezikun për gazetarët gjatë protestës së opozitës në Tiranë

Çfarë janë ata që për 20 vjet kanë mundësuar një ndërmarrje të përbashkët të krimit të organizuar për ta plaçkitur vendin dhe kur qytetarët i përzënë me votë, këta punojnë pa pushim, me gënjeshtra, për t’i rikthyer në pushtet?

Por le t’shkojmë më thellë:

Çfarë është një “gazetar” që ekspozon shtyllat fundamentale të aparatit të sigurisë së shtetit, duke ndihmuar armikun t’i identifikojë?

Çfarë është një “gazetar” kur politika redaktuese që ndjek është në përputhje të plotë me interesat që rrezikojnë sigurinë kombëtare?

Lexo më shumë  Banorët e Rrjollit dhe ata që preken nga projekti TID protestë sot para Kuvendit të Shqipërisë

Çfarë është një “gazetar” që gënjen me vetëdije për të mbrojtur të pambrojturën?

Të vërtetën nuk e mbron askush, sepse të vërtetës i keni shpallur luftë. Po, nuk ka liri shtypi në Kosovë, sepse e vërteta përqeshet, hidhet poshtë dhe shtypet nga fushata të orkestruara si e juaja, me gënjeshtra. Gënjeshtra që nuk janë gabime, janë të dizajnuara me qëllim të qartë: ta shkatërrojnë Republikën, në interes të entiteteve kriminale që e plaçkitën vendin dhe në shërbim të armikut që synon aneksimin e tij.

Ju jeni zëri i pashterrshëm i kësaj makinerie. Dhe historia do t’ju mbajë mend si të tillë.

YouTube player