Sport

Xhudistet e Kosovës prezantohen me shumë vlerësim nga federata franceze

Federata e Xhudos e Francës ka publikuar të mërkurën një tekst lidhur me Lojërat Olimpike. Fillimisht janë paraqitur xhudistët francezë, që janë pretendentë për të qenë më të suksesshmit. Është shkruar po ashtu për forcën e vazhdueshme të Japonisë e më pas janë prezantuar edhe delegacionet tjera.

Dhe Federata e Xhudos së Francës fillimisht ka përmendur Kosovën. Pra para gjitha vendeve të tjera.

Lexo më shumë  Broja e mbyll 2024-n, nuk do të jetë as në sfidat e nëntorit me Kombëtaren

“I mësuar me rezultate të mira në skenën olimpike, delegacioni i Kosovës do të llogarisë në prezencën e dy kampioneve olimpike në fuqi, Distria Krasniqi e Nora Gjakova. Do të jetë në gjendje të shpresojë për paraqitje të mirë nga xhudistja premtuese, Laura Fazliu, medaliste e dyfishtë botërore”, ka shkruar Federatat franceze.

Vetëm pas Kosovës janë përmendur Italia, Brazili dhe vendet tjera.

Lexo më shumë  Broja e mbyll 2024-n, nuk do të jetë as në sfidat e nëntorit me Kombëtaren

Është kjo dëshmi tjetër për nivelin superior që ka arritur ekipi i Kosovës në xhudo, i udhëhequr nga kryemjeshtri Driton Kuka.

Rruga Press

YouTube player